Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Mësoni si do të jetë moti këtë të dielë

Shkruar nga Newsbomb
Mësoni si do të jetë moti këtë të dielë
Parashikimi motit

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese