Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mësoi nga Kina arrestin e shtëpisë, kthehet në Shqipëri biznesmeni Haxhia dhe vihet në dispozicion të SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb

Mësoi nga Kina arrestin e shtëpisë, kthehet në Shqipëri

Biznesmeni Gazmend Haxhia është kthyer në Shqipëri, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai përfshihej në listën prej 7 personash nën hetim në kuadër të shpërdorimit të fondeve të SASPAC.

Sakaq, pak ditë më parë SPAK bëri me dije se njëri prej tyre ishte edhe biznesmeni Gazmend Haxhia, për të cilin ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest Shtëpie”. Në media u bë me dije se ai është larguar jashtë vendit disa ditë para vendimeve të GJKKO-së për masat e sigurisë.

Megjithatë e vërteta qëndron ndryshe. Burime të besueshme për Neësbomb.al treguan se biznesmeni Haxhia nuk është larguar për t’i shpëtuar drejtësisë, por gjendet në Kinë për çështje pune. Ai nuk ka qenë në dijeni të masave të SPAK-ut dhe lajmin e ka mësuar nga mediat.

Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC” duke i caktuar dje masën e sigurisë “Arrest Shëpie”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqes për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese