Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”, e pranishme e Ngarkuara me Punë e SHBA dhe Ambasadori i OSBE-së

Shkruar nga Newsbomb
Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën
Imzot Arjan Dodaj

Qindra besimtarë dhe adhurues të udhëheqjes katolike të Papës u mblodhën pasditen e sotme në Katedralen e "Shën Palit" në Tiranë, në meshën e mbajtur në nder të Papa Françeskut.

Në meshën që drejtohet nga Imzot Arjan Dodaj janë të pranishëm edhe Ipeshkvijtë e Dioqezave të vendit, të cilët kryejnë lutje për Atin e Shenjtë.

Po ashtu, e pranishme është edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Varnhorn dhe ambasadori i OSBE, Michel Tarran.

Ndërkohë, kujtojmë që ditën e shtunë shteti shqiptar ka shpallur ditë zie për shuarjen e Papës. Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, më 21 prill 2025.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese