Hapësire reklamuese

Aktualitet

MESAZHET/ Vrasja e Xhoi Ayoko ende e pahetuar, nëna e kenianes: Më kanë kontaktuar me adresë fake, dyshoj se janë autorët

Shkruar nga Newsbomb
MESAZHET/ Vrasja e Xhoi Ayoko ende e pahetuar, nëna e kenianes: Më
Xhoi Ayoko, 22-vjeçarja keniane e cila humbi jetën pas dhunës

Vrasja e vajzës keninaie Xhoi Ayoko më pas dhunës barbare poshtë hostelit ku banonte më 13 gusht 2022 vazhdon të mbetet një mister dhe ende i pazbuluar autori. Çështja e kenianes e cila punonte në një kazino në kryeqytet vazhdon të mbetet e pa  hetuar në prokurori, ndërsa nëna e saj vazhdon të kërkojë drejtësi.

Nëna e kenianes, e cila erdhi në Shqipëri dhe qëndroi për disa kohë sa Xhoi ishte e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje kome, sot ka komunikuar më News 24 ku ka zbuluar disa biseda nga një person anonim i cili i thotë se përveç prokurorisë, është një agjenci tjetër e cila po e heton këtë vrasje e cila sipas tyre u la me qëllim e pahetuar pasi dyshohet se janë të përfshirë njerëz me pushtet në Shqipëri.

Ruth Abongos ka publikuar sms ku i kërkohet informacion si dhe e pyesin nëse është shoferi i kzinosë është i përfshirë në krim.

Bisedat mes Xhoit dhe shoferit të kazinosë Rodi Braçi u zbuluan pas zbërthimit të telefonit të kenianes, ku mes bisedave ishte dhe komunikimi i saj me shoferin e kazinosë ku ajo punonte.

Më pas adresa anonime i shkruan se “shoferi mund të jetë shtyrë edhe nga persona të tretë”, dikush që ka njohur qëllimet e tij ndaj Xhoit. Në fund i thotë që do përpiqen të konfirmojnë teorinë e tyre sa më shpejt lidhur me të vërtetën. Nëna e vajzës nuk i beson për identitetin dhe qëllimin dhe mundohet ta marrë me video kamera këtë adresë, por kjo adresë ia bllokon telefonatën dhe mbyllet farë si account në Facebook.

Sipas nënës së Xhoit ajo dyshon se personi që i shkroi në këtë adresë mund të jetë një nga autorët, bashkëpunëtorët apo ndonjë i penduar i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Por nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë ndonjë tentativë për të penguar dhe devijuar hetimet apo për të marrë informacion rreth çështjes nga nëna e Xhoit.

MESAZHET/ Vrasja e Xhoi Ayoko ende e pahetuar, nëna e kenianes: Më
Joy Ayoko

Çështëja e cila shkaktoi shumë reagime në Tiranë, ku pati edhe përfshirje të përfaqësuesve të ambasadës keniane në Itali, ka mbetur pezull pasi Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Kenias në shkurt 2023 dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë, por edhe të marrë në pyetje nënën e vajzës keniane ku do t’i përgjigjet disa pyetjeve lidhur me ngjarjen, por nuk i janë përgjigjur.

Joy Ayoko, u gjet në gjendje kome poshtë hostelit ku banonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” më 13 gusht 2022 pasi u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë. Ajo u shtrua në spitalin e Traumës dhe i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, ajo ndërroi jetë në spitalin Keniatta në Kenia.

MESAZHET/ Vrasja e Xhoi Ayoko ende e pahetuar, nëna e kenianes: Më
Foto arkivë: Joy Ayoko në koma/ 13 gusht 2022

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese