Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mes lotëve, Korça i jep lamtumirën poetit të njohur Skënder Rusi!

Shkruar nga Newsbomb
Mes lotëve, Korça i jep lamtumirën poetit të njohur
Homazhet per Skender Rusin

Pena e artë e Skënder Rusit nuk do të shkruajë më! Poeti i njohur, i cili i dha aq shumë jo vetëm Devollit e Korçës, por të gjithë Shqipërisë, u përcoll këtë të shtunë për në banesën e fundit.

Familjarë, miq, kolegë,  e artdashës u bënë bashkë dhe i dhanë lamtumirën një prej poetëve më të shquar të zonës së Korçës.

Homazhet u mbajtën ditën e sotme në hollin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Mes lotëve aktorja e madhe, Zamira Kita, tha se Skënderi ishte poeti i cili i shkroi dashurisë, nënës e natyrës.

Mes lotëve, Korça i jep lamtumirën poetit të njohur
Homazhet per Skender Rusin

"Skënderi ishte liriku shpirtëror më i madh që kemi njohur. Skënderi ishte poeti i dashurisë, nënës, natyrës”, tha ajo ndër të tjera.

Gjithashtu, i pranishëm në homazhet për poetin ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili tha se kujtimet me të nuk do i harrojë kurrë.

"Humbja e poetit lirikut tonë Skënder Rusi, është një humbje e madhe për qytetin tonë. Ai kishte përfituar një status që do ta ndjekë përgjithmonë. Tani ai duket se është pjesë e ajrit të këtij qyteti, që ne do ta thithim çdo ditë. Unë kam kujtime shumë të vyera personale me të dhe nuk i harroj", tha Peleshi.

Mes lotëve, Korça i jep lamtumirën poetit të njohur
Homazhet per Skender Rusin

Skënder Rusi, poeti i njohur nga Korça ndërroi jetë ditën e djeshme, 31 maj, në moshën 72-vjeçare. Ndonëse ai u largua nga kjo botë, veprat që ai krijoi gjatë këtyre viteve do të mbesin përgjithmonë në libraritë e ndryshme dhe në mendjet e lexuesve shqiptarë.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe mbaroi studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 ishte drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë.

Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh ishte kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizonte dhe drejtonte aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese