Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Merrte makina me qira dhe i shiste, policia shpall në kërkim Kreshnik Drishtin dhe vendos nën hetim noteren

Shkruar nga Newsbomb
Merrte makina me qira dhe i shiste, policia shpall në kërkim Kreshnik
Foto ilustruese

Policia në Tiranë ka shpallur në kërkim shtetasin Kreshnik Drishti, pasi merrte makina me qira dhe i shiste.

Sipas policisë, Drishti merrte makina me qera nga kompanitë që ofrojnë këtë shërbim dhe pastaj në bashkëpunim me noteren Xhoana Omari bënte kontrata noteriale për t’i shitur tek palë të treta.

Hetimi ndaj Drishtit nisi pas disa denoncimeve që kishin arritur për të nga qyteti i Durrësit dhe Fierit, dhe se deri më tani ai kishte shitur me dhjetëra makina.

Krimi ekonomik në Tiranë ka zbuluar skemën e mashtrimit të 37 vjecarit, Kreshnik Drishti, ku mësohet se ai përdorte firmën e falsikuar të pronarëve realë të kompanive për të kryer më pas aktin noterial, ndërkohë që noterja Xhoana Omari ka mohuar që të jetë në dijeni të falsifikimit të firmës dhe sipas saj Drishti ishte një klient i vjetër i saj, me të cilin kishte krijuar mirëbesim.

Nisur nga ky fakt, policia ka vendosur nën hetim noteren Xhoana Omari për të vërtetuar nëse ka qenë ose jo pjesë e skemës së mashtrimit, ndërsa për Kreshnik Drishtin është lëshuar urdhër arresti, teksa mësohet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese