
Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi 7 të pandehurit, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2024 për një skemë mashtrimi, përmes së cilës merrnin rryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës.
Të pandehurit janë: Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj, të cilët prezantoheshin si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.
Sipas vendimit, dëinimi me burg është dhënë për 3 prej tyre, ndërsa 4 të tjerëve dënimi iu konvertua në shërbim prove.
Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Kështu në përfundim të gjykimit, GJKKO dënoi me 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylajn, 1 vit e 4 muaj Vasik Karasaliun, 2 vite burg për Viola Memën, 4 vite shërbim prove për Behare Luzin, 3 vjet e 8 muaj shërbim prove për Enxhi Çelaj, 20 muaj shërbim prove për Gazmend Panxha dhe 16 muaj shërbim prove për Sokol Sylaj.
NJOFTIM PËR MEDIAT:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 11, të viti 2023, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 33, datë 04.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 3 (tre) vite
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në dëm të Sokol Sylaj, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Gëzim Sylaj me një masë të vetme prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.