Prokuroria e Elbasanit ka reagur në lidhje me operacionin e zhvilluar pak ditë më parë në universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Ciklit të Ulët, ku u arrestuan disa pedagogë dhe një sekser.
Bëhet me dije se se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në këtë datë është paraqitur shtetasi A.Ll, dhe ka bërë kallëzim penal pasi kanë dhënë shuma lekësh tek shtetasi Gazmend Hodaj, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.
“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).
Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi I arsyeshëm I bazuar në prova se shtetasi Gazmend Hodaj, ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa shtetasit Monika Hodaj, Florinda Tarusha, Beatriçe Gani, Adrian Shingjergji, Zyhra Gripshi, Ornela Bilali, dhe Edlira Gugu kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal.
Njoftim për publikun
Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se:
Nisur nga interesimi mbi ngjarjen e dates 01.11.2024 ju bejme me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në këtë datë është paraqitur shtetasi A.Ll, dhe ka bërë kallëzim penal për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Konkretisht sipas kallëzimit, gazetarët investigativë të emisionit “STOP”, kanë dhënë shuma lekësh tek shtetasi G.H, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.
Është marrë kallëzim dhe deklarime shtetasve që kanë dijeni, janë administruar dhe kqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej tij.
Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.
Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).
Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi I arsyeshëm I bazuar në prova se shtetasi Gazmend Hodaj, ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan falënderon dhe vlerëson emisionin investigativ “STOP” për referimin e rastit dhe besimin tek organet e drejtësisë, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në hetimin e rastit.