Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Merrnin para për të kaluar studentët në provime, Gjykata jep masat e sigurisë për pedagogët dhe sekserin

Shkruar nga Newsbomb
Merrnin para për të kaluar studentët në provime, Gjykata jep
Universiteti "Aleksandër Xhuvani", Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për 6 pedagogët që merrnin lekë për provimet.

Sakaq, Gjykata ka lënë në burg sekserin. Këta shtetas akuzohen se i kanë marrë para një studenteje për ta kaluar në provime.

Është dhënë masa detyrim paraqitje për Monika Hodaj, 49 vjeçe, Beatriçe Gani, 58 vjeçe, Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Ornela Bilali, 50 vjeçe, Zyhra Gripshi, 37 vjeçe, ndërsa masa arrest me burg për sekseri Gazmend Hodaj, 59 vjeç. Në kërkim  mbetet shtetësja Edlira Gugu, 51 vjeçe, pedagoge. Gjithashtu Gjykata vendosi që çështjen në fjalë t’ia përcjellë SPAK-ut.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.

Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese