Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër-arreste për të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët janë shoqëruar në polici gjatë ditës së sotme. Të gjithë pedagogët janë vendosur në paraburgim dhe pritet që të hënën të paraqiten përpara gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjatë ditës së sotme 7 pedagogë të Fakultetit të Mësuesisë, të cilët janë nën hetim për korrupsion aktiv dhe pasiv u pezulluan nga puna.
Sipas hetimeve, pedagogët dyshohen se kanë përfituar para nga studentët në këmbim të notave kaluese. Denoncimet nga studentët kanë filluar gjatë sezonit të vjeshtës, duke zbuluar praktikat e ryshfetit për notat.
Pedagogët e ndaluar:
Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Dhe sekser Gazmend Hodaj