Ka rënë në prangat e policisë në Rinas, pedagogia Edlira Gugu, 51 vjeçe, e cila akuzohet se së bashku me kolegë të tjerë të saj merrnin para për të kaluar studentë në provime në Univeritetin Aleksandër Xhuvani.
Gugu ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të Shqipërisë, në PKK Rinas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.
Kujtojmë që gjashtë pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar nga Policia pak ditë më parë, bashkë me sekserin që merrte para. Këta shtetas akuzohen se i kanë marrë para një studenteje për ta kaluar në provime.
Të arrestuar:
- Monika Hodaj, 49 vjeçe,
- Beatriçe Gani, 58 vjeçe,
- Florinda Tarusha, 56 vjeçe,
- Adrian Shingjergji, 61 vjeç,
- Ornela Bilali, 50 vjeçe,
- Zyhra Gripshi, 37 vjeçe
- dhe sekseri Gazmend Hodaj, 59 vjeç.
Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.