Një automjet Mercedes Benz C-Class ka marrë flakët gjatë mesnatës ndërsa po lëviztë në Berat. Makina "Mercedes Benz C-Class" po qarkullonte nga qendra e qytetit në drejtim të Urës së Varur, kur filloi të digjej në pjesën e përparme.
Flakët u shfaqën fillimisht në kofano dhe më pas përfshinë të gjithë mjetin. Drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar nga fshati Tapi në Kuçovë, doli menjëherë nga mjeti pa lëndime.
Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët neutralizuan flakët dhe fikën zjarrin që ishte përhapur në të gjithë automjetin.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërkohë që dëmet e shkaktuara janë të mëdha.
Sondazh
Poll