Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë automjeti në tunelin e Krrabës, bllokohet qarkullimi Tiranë- Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Merr flakë automjeti në tunelin e Krrabës, bllokohet qarkullimi
Trafiku kilometrik ne hyrje te tunelit Tirana-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Fatmirësisht si pasojë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë forcat e policisë si dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se për shkak të këtij incidenti që ka ndodhur është bllokuar qarkullimi në këtë aks rrugor, nga Tirana për në Elbasan që prej orës 12:00.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese