Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mentor Sopjani ka nevojë për ne! Ish gjyqtari i Superiores dhe punonjësi i burgut të Elbasanit në luftë për jetën

Shkruar nga Newsbomb
Mentor Sopjani ka nevojë për ne! Ish gjyqtari i Superiores dhe
Mentor Sopjani

Mentor Sopjani ka nevojë për ndihmën tonë. Prej disa vitesh pjesë e sistemit të burgjeve duke qenë i punësuar në burgun e Elbasanit. Është Klevis Qose, ai që ka bërë thirrje për solidaritet përmes një postimi në facebook-un e vet.

Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, tregon se Sopjani po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Ndaj kush ka mundësi, mund të kontribuojë sadopak përmes dy numrave të llogarisë.

Thirrje për Solidaritet

Një nga anëtarët e familjes tonë të madhe, Mentor Sopjani, punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. 

Mentori ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar dhe punonjës i ndershëm. Tani është radha jonë t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë të përballojë këtë sfidë. 

Çdo kontribut, sado i vogël, është i vlefshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Mentorit!

Të dhënat për ndihmë:

IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060 

Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698”.

Kujtojmë që Mentor Sopjani ka qenë vite më parë arbitër i kampionatit shqiptar, ndërsa ka punuar edhe për llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit si vëzhgues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese