Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mëngjes i trishtë, shuhet poeti i madh Agim Doçi!

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes i trishtë, shuhet poeti i madh Agim Doçi!
Agim Doçi

Një lajm i trishtë ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne vendin tonë. Autori i mijërave teksteve të këngëve shqiptare, Agim Doçi, nuk arriti t’ia dilte kundrejt sëmundjes dhe të fitonte edhe njëherë këtë betejë të vështirë.

Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm në sallën e reaminacionit të QSUT-së, aty ku prej më shumë se 48 orësh vijonte të luftonte për jetën që aq shumë e deshi.

Prej orëve të para të së shtunës 76-vjeçari ndodhej në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Poeti pësoi një goditje në tru dhe duke qenë se nuk ishte hera e parë, gjendja shëndetësore e tij ishte tepër e rëndë.

Për këtë arsye bluzat e bardha e futën menjëherë në sallën e reaminacionit, por fatkeqësisht pavarësisht gjithçkaje që mantel bardhët mundët të bënin, poeti kollos nuk arriti që dilte triumfator nga kjo betejë.

Miq, kolegë dhe të gjithë ata shqiptarë të cilët e kanë njohur përmes vargjeve të këngëve me shpresë nga Zoti u lutën për Agimin, por gjendja e tij vijoi të ishte kritike dhe fatkeqësisht mëngjesin e sotëm ai mbylli sytë përgjithmonë.

Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, po ashtu dhe ceremonia e varrimit.

I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi lindi më 9 Maj 1948. Ai ishte diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë dhe ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Agim Doçi i cili njihej nga të gjithë si njeriu me ironinë therëse dhe batutat e mprehta momentale, i ka vënë vulën e artistit mbi 3.000 teksteve të këngëve shqiptare. Gjithashtu, ai ka botuar disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.

Redaksia e Newsbomb.al u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën Agim Doçin! U Prehsh në paqe Mjeshtër!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese