Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çmendet moti në Elbasan, dielli përvëlues pasohet nga stuhi e pazakontë breshëri

Shkruar nga Newsbomb
Çmendet moti në Elbasan, dielli përvëlues pasohet nga
Pamje nga stuhia e breshërit në Elbasan

Një pjesë e madhe e territorit të Elbasanit është përfshirë mbasditen e sotme nga një stuhi e pazakontë breshëri.

Gjatë ditës në këtë vend kanë mbizotëruar temperatura tmerrësisht të larta, ndërsa pas orës 16:00 të mbasdites situata ka ndryshuar duke bërë që vendi të përfshihet nga një stuhi e frikshme.

Burime për media bëjnë me dije se në qytet ka rënë një shi i imët, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zonat periferike dhe malore të tij.

Çmendet moti në Elbasan, dielli përvëlues pasohet nga
 

Në zonën e Shpatit dhe në njësinë administrative Gjinar ka mbizotëruar moti ekstrem i shoqëruar nga një stuhi shiu i dendur dhe breshëri, i cili ka zgjatur për rreth 2 orë.

Sipas banorëve të këtyre zonave, madhësia e kokrrave të breshërit ishte goxha e madhe duke bërë që të shkaktojë dëme të mëdha në të mbjella dhe pemëtari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese