Një italian ka rënë në pranga pasi goditi me thikë një punëtor shqiptar. Policia italiane ka arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin dhe ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.
Paraprakisht raportohet se autori i dyshuar ka qëlluar me thikë kuzhine për arsye banale shqiptarin. Në ndihmë të 34-vjeçarit shqiptar i kanë ardhur edhe banorët vendas, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të bllokuar autorin e dyshuar. Arma e krimit u gjet pas ngjarjes dhe është sekuestuar nga policia.
Shqiptari u transportua në spital, ku u shtrua në repartin e reanimacionit për t'iu nënshtruar një operacioni.
Sondazh
Poll