Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Çmendet” 19-vjeçari në Tropojë, dhunon familjarët dhe kërcënon me thikë nënën

Shkruar nga Newsbomb
“Çmendet” 19-vjeçari në Tropojë, dhunon
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tropojë, ku një 19-vjeçar ka rrahur familjarët si dhe ka kërcënuar me thikë nënën e tij.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

Njofton policia:

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe kanosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i vodhi celularin, njërit prej familjarëve.

Sekuestrohen 2 mjete prerëse (thika) dhe celulari i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas marrjes së njoftimit se fshatin Shoshan, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshan.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe disa familjarëve të tjerë, e ka kanosur nënën me mjet prerës (thikë), si dhe i ka vjedhur celularin njërit prej familjarëve.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 19-vjeçarit, 2 mjete prerëse (thika) dhe celularin e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese