Katër persona në Tiranë kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Sipas njoftimit të policisë mësohet se këta shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
36-vjeçari me ininciale D.H, banues në Tiranë është vënë në prangat e bluve pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, në pranga ka rënë dhe një i ri. Mësohet se 19-vjeçari me ininciale F.B, banues në Petrelë është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar babain e tij.
Së fundmi është bërë i mundur nga blutë e Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë arrestimi i dy shtetasve të tjerë të cilët kanë dhunuar nënat e tyre.
“ D. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; F. B., 19 vjeç, banues në Petrelë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- J. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij; - A. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke ju afruar asaj”, njofton Policia.