Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Çmenden” shkodranët, dy burrat godasin me grushta një 22-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
“Çmenden” shkodranët, dy burrat godasin me grushta
Policia e Shkodres

Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Shkodrës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur një të ri.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se dy shtetasit, N.P, 33-vjeç dhe M.K, 43 vjeç, kanë dhunuar një 22-vjeçar.

I riu është goditur me grushta nga këta persona dhe deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. P., 33 vjeç dhe M. K., 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 22-vjeçar”, njofton Policia.

Ndërkohë, po në Shkodër një 25-vjeçare ka denoncuar në Policia se shtetasi me ininciale S.K, 55-vjeç e ka përndjekur.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 25-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur”, raporton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese