Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Megaskandali në Xarrë, flamuri grek që valëvitet prej falsifikimeve  

Shkruar nga Newsbomb
Megaskandali në Xarrë, flamuri grek që valëvitet prej
Flamuri grek në fshatin Mursi, Komuna Xarrë

Nga Ardit Bido

Edicionet e lajmeve më 21 shtator 2008 nuk kishin asgjë të veçantë. Tirana, atë të djelë, ishte në një ditë pa makina, me kronika televizive mbi tre minuta, teksa kryeredaktorët vrisnin mendjen si të mbushnin edicionin qëndror.

Diku kishte ndodhur një aksident pa asnjë pasojë në njerëz, ngjarje që edhe pse në ditë të tjera do të qe hedhur me neveri në koshin e plehrave të redaksisë, befas atë ditë ishte e dobishme për një kronikë. Lajmet e sportit dhe kulturës, gjithnjë me ngjyrime politike, që shpesh herë humbasin nga vëmendja publike, gjetën gjerësisht hapësirë për të mbushur 30 minutëshin e përditshmërisë informative të shqiptarëve.

 Ndaj, edhe lajmi që kryeparlamentarja e asaj kohe Jozefina Topalli ishte në fshatin Mursi të Komunës Xarrë (sot Bashkia Konispol) gjeti mbi dy minuta hapësirë në edicionet qëndrore të lajmeve. Kronika e asaj dite dukej normale. Disa gra të moshuara ishin mbledhur me shamitë e tyre të zeza mbi kokë, tipike e grave shqiptare të jugut. Duke folur dialektin e bukur çam, rrëfenin për dhunën e regjimit komunist, në një fshat banorët e të cilit ishin dënuar në total me mbi 1200 vite burgim, dhjetra ishin internuar, vrarë a vdekur në një prej vendbanimeve më të persekutuara të jugut. Po atë ditë, kryeparlamentarja përuroi një përmendore që kujtonte viktimat e regjimit komunist në Mursi.

Kronika tregon përurimin e përmendores dhe emrat e shkruara në të, pa treguar asnjë flamur. Shumë flitej në fshat ato ditë, se përmendorja do të plotësohej me dy flamuj, shqiptarin dhe evropianin, duke qenë se mursjotët u përndoqën sepse kishin ëndrrën të kalonin kufirin për në Evropë. Dhe me të vërtetë për pak ditë, krah përmendores, u shfaqën dy flamuj, veçse mungonte evropiani. Papritur, ai qe zëvendësuar me atë grek. Reagimit të menjëhershëm të banorëve të zonës, iu përgjigjën se kështu qe dakordësuar me autoritetet në Tiranë, për të thënë se kufiri nga do kalonin këta banorë ishte ai shqiptaro-grek, e rrjedhimisht dy flamujtë duhet të rrinin.

Përmendorja ishte vetëm në shqip, ndaj banorëve iu tha se nuk kishin pse protestonin. Katër herë kur flamuri grek u hoq nga banorët e fshatit, vetë autoritetet ndërhynë që ta impononin rivendosjen e tij. A ishin autoritetet lokale apo ato qëndrore që e rivendosën, njerëzit janë gjallë, e ndoshta ka ardhur koha të flasin.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 37-të të Revistës Neësbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese