Hapësire reklamuese


Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK, goditet grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore, dhjetëra të arrestuar

Shkruar nga Newsbomb
Megaoperacioni i SPAK, goditet grupi kriminal i trafikimit të qenieve
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur grupin kriminal i cili merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë, të Spanjës dhe Kosovës, SPAK ka organizuar një megaoperacion ku dhe është bërë i mundur arrestimi i disa personave.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët kanë “mësyrë” në dhjetëra banesa ku kanë vendosur në pranga 20 persona.

Mësohet se organi i akuzës ka lëshuar 50 mandate kontrolli, kryesisht në banesat e personave të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Lidhur me këtë megaoperacion priten më tepër detaje në vijim, ndërkohë informacionet e bëra me dije deri më tani janë paraprake.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese