Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mediat botërore jehonë vizitës së Melonit në Shqipëri, si u pasqyrua vizita e kryeministres italiane në Gjadër

Shkruar nga Newsbomb
Mediat botërore jehonë vizitës së Melonit në
Edi Rama dhe Giorgia Meloni ne Shengjin e Gjader

Mediat italiane dhe ato botërore i kanë dhënë një hapësirë të madhe vizitës së kryeministres italiane në dy qendrat e pritjes së refugjatëve afrikanë në Shëngjin dhe në Gjadër.

Mediat e huaja e kanë cilësuar këtë një marrëveshje novatore, por edhe të diskutueshme për kostot e operimit. Marrëveshja është lavdëruar nga disa liderë evropianë, të cilët kanë deklaruar se mund ta kopjojnë atë, por të tjerë janë shprehur skeptikë.

“Reuters” shkruan se këto qendra do të funksionojnë që nga 1 Gushti dhe më shumë se një mijë vende për refugjatët afrikanë që shpëtohen në det nga marina italiane. Gjithashtu shkruan se Rama akuzoi mediat italiane se kanë derdhur padrejtësisht mbi Shqipërinë lumenj me baltë.

Opozita italiane thekson se punimet u kryen me nxitim në Shëngjin me struktura të montuara shpejt ndërsa marrëveshja Rama-Merloni sipas tyre do të rezultojë një bllof elektoral. Opozitarët Italinë do t’i kërkojnë Melonit të japë llogari në Parlament se sa ka rënduar në arkën e shtetit ky “udhëtim” në Shqipëri dhe se si po shpërdoron taksat e italianëve.

Ndërsa për mediat e tjera, jo opozitare marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë thuhet në mediat e vendit fqinj është padyshim një nga flamujt e qeverisë Meloni, e cila në më shumë se një rast e ka përcaktuar këtë protokoll si “novator” dhe një “shembull model” të mundshëm për vendet e tjera të BE-së që synojnë seriozisht të trajtojnë migracionin e paligjshëm.

Samitet europiane që janë zhvilluar në dy vitet e fundit, kanë qenë forumi kryesor i diskutimit për Melonin për dosjen e migracionit. Ajo ka shënuar një sukses te vërtetë për kryeministren italiane duke e realizuar kthimin e kësaj çështjeje në qendër të agjendës së BE-së, dhe kjo falë edhe mbështetjes së ofruar nga kryetarja e Komisionit Ursula von der Leyen .

Sipas “AP” në Shëngjin, një qytet port në zonën veriperëndimore të Shqipërisë, qendra e parë e pritjes është menduar për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese