
E përditshmja britanike “Metro” i ka kushtuar një artikull bukurisë dhe natyrës të Shqipërisë duke i cilësuar plazhet e jugur si xhevahirët e Europës.
Ajo e ka quajtur vendin tonë, Maldivet e Europës, por me çmime të lira.
“Një vend i paprekur me 2.8 milion banorë dhe me çmimet më të lira të Europës. Me plazhe verbuese, peizazhe të bukura, kuzhinë eklektike dhe vendasit miqësorë, Shqipëria është e ngjashme me Greqinë, por pa turmat dhe çmimet e larta.”
Bizhuteritë në kurorën e kësaj parajse të Adriatikut janë Lukova dhe Ksamili, dy resorte në Rivierën Shqiptare me plazhe që industria e udhëtimeve i ka cilësuar si “Maldivet e Evropës”.
Por, ndërkohë që Ksamili ka fituar vëmendje gjatë vitit të kaluar, Lukova mbetet goxha e pa zbuluar. Ella Gllover shkruan për të përditshmen britanike “Metro” se si të shkosh nga Britania e Madhe në Lukovën e pazbuluar.
“Një nga mënyrat më të mira për të arritur në Lukovë nga Britania e Madhe është të fluturosh për në Korfuz dhe të kapësh tragetin për në Sarandë, me një kosto prej 22 £ për person. Nga atje, është 25 minuta me makinë deri në Lukova. Mund të marrësh me qira një makinë ose të kapësh një minibus që shkon në veri.
Ju gjithashtu mund të fluturoni për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, dhe të bëni katër orë me makinë deri në Lukovë ose të kapni këtë autobus, i cili zgjat rreth pesë orë.
Jugu i Shqipërisë ka një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë e me shi. Koha më e mirë për të vizituar është gjatë muajve të verës , nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është i përsosur për të notuar.”