Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më sulmuan në pabesi“, këngëtari nga Shkodra rrëfen dinamikën e ngjarjes: Kam 5 plagë në trup, e njoh autorin e krimit

Shkruar nga Newsbomb
“Më sulmuan në pabesi“, këngëtari nga Shkodra
Këngëtari Ademir Fresku

Këngëtari Ademir Fresku, i cili u plagos me thikë dy ditë më parë nga 50-vjeçari Gjergji Dardha në një lokal në Shkodër, ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Fresku ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku ka treguar se e njeh autorin që e goditi me thikë. Motivi i plagosjes sipas tij është se këngëtari i ka ndaluar 50-vjeçarit hyrjen në lokal pasi ishte person që shkaktonte probleme.  

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë.

E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim.

Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re. Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, - tha ai.

Autori Gjergji Dardha, 50 vjeç, pronari i një dyqani fruta-perimesh afër me lokalin e këngëtarit u arrestua nga policia e Shkodrës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese