Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy maturantë.
Bëhet me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip "Benz", me drejtues një shtetas 17 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Raportohet se të dyja makinat kanë qenë me shpejtësi të lartë, gjë që dyshohet se ka shkaktuar edhe aksidentin.
“Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip "Benz", me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupet hetimore po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve”, njofton policia.