Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga Policia, Ilir Beqaj mbërrin në Kuvend, do të dëshmojë te “Shëndetësia”

Shkruar nga Newsbomb
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga Policia, Ilir Beqaj mbërrin
Beqaj mbërrin në Kuvend

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj me pranga në duar dhe me i shoqëruar nga efektivët e policisë, ka mbërritur në Kuvend, ku do të japë dëshminë në komisionin hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e Sterilizimit.

Beqaj në tentativë për të fshehur prangat, i ishte vendosur lart një xhaketë. Pak minujta më vonë pritet që ish-ministri të japë dëshmië në Komisionin hetimor të Shëndetësisë.

Prej disa javësh tashmë, persona që kanë lidhje me “Sterilizimin” janë marrë në pyetje nga deputetët në Komisionin hetimor.

Kujtojmë që dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese