Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me pranga në duar, Biznesmeni Ilir Rrapaj dërgohet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Shkruar nga Newsbomb
Me pranga në duar, Biznesmeni Ilir Rrapaj dërgohet në Komisionin
Ilir Rrapaj dergohet me pranga ne duar ne Komision

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit prej 100 milionë eurosh, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, i rrethuar nga efektivë të policisë dhe me pranga në duar.

Rrapaj është ftuar të dëshmojë para Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, lidhur me koncesionin e dhënë për kompaninë "SaniService", e cila ka fituar një kontratë 10-vjeçare për sterilizimin e pajisjeve mjekësore.

Koncensioni 10-vjeçar iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të Umbro Staccinit.

Rrapaj, i cili është në “arrest me burg” që nga gushti i këtij viti, është liruar nga qelia për disa orë për të dëshmuar para Komisionit Hetimor.

Ai akuzohet për përfshirje në një skemë të dyshuar korrupsioni dhe manipulimi të procedurave të tenderimit, ndërkohë që dyshimet lidhen edhe me çmimet e larta të sterilizimit dhe mosrespektimin e procedurave të parashikuara nga ligji.

Në dëshminë e tij, Rrapaj pritet të ofrojë detaje rreth mënyrës së ndarjes së aksioneve dhe mënyrës se si u zhvillua ky koncesion. Po ashtu, pritet që të japë shpjegime për rolin e tij në menaxhimin e këtij kontrate dhe lidhjet me partnerët e tjerë të huaj.

Ndërkohë, më herët, është thirrur edhe Anila Denaj, ish-drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, e cila ka shprehur shqetësime në lidhje me çmimet e larta të sterilizimit dhe ka paraqitur një ankesë në lidhje me këto praktika. Denaj ka qenë një nga zërat kritikë kundër këtij koncesioni, duke e konsideruar si një marrëveshje të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe për shërbimet shëndetësore.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve, do të dëshmojë dhe partneri italian Umbro Staccini, i cili pritet të shpjegojë rolinn e tij në këtë marrëveshje dhe ndikimin e kompanive italiane në realizimin e këtij koncesioni.

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, është gjithashtu një nga të arrestuarit në këtë çështje dhe ka dhënë dëshminë e tij më 20 shtator. Hetuesit pritet të thërrasin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me procedurat dhe ndikimin e këtij koncesioni në sektorin e shëndetësisë.

Kjo hetim ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi koncesioni i sterilizimit ka qenë një nga kontratat më të kontestuara në sektorin publik, për shkak të shpenzimeve të larta dhe dyshimeve për abuzime me fondet publike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese