Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në qytetin e vogël të Pogradecit, ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën tragjikisht. Fillimisht u tha se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht, mirëpo më pas rezultoi se nuk ishte e tillë, por kishim të bënim me një vrasje.
Nga pamjet e siguruara së fundmi nga JOQ, shihet 42-vjeçari i cili qëndron i shtrirë në tokë “i larë” në gjak dhe ka plagë të rënda në kokë dhe në bark.
*KUJDES PAMJE TË RËNDA
© Credits JOQ
Kujtojmë se Policia këtë të diele bëri të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Viktima u godit nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e dhunoi 42-vjeçarin dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Siç raportuam dhe më herët Proga dhe Meçe ishin konfliktuar në afërsi të një lokali ditën e djeshme, teksa viktima pasi ishte goditur nga i riu kishte hyrë brenda lokalit dhe kishte qëndruar vetëm dy minuta. Më pas ai ishte rrëzuar në rrugë për shkak të plagëve që kishte marrë në trup si pasojë e dhunës së ushtruar nga 29-vjeçari.
Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes Denis Meçe, si dhe 3 persona të tjerë, Voltan Shulku, Leonidha Guçe, Arian Manellari, për moskallëzim krimi.
42 vjeçari, Egli Proga u transportua dje me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por ndërroi jetë pak momente më vonë për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.