Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më keni shtrembëruar sytë, m’i bëni fotot të bukura”, arroganca e doktoreshës së Onkologjikut, shqiptarët e “masakrojnë” në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb
“Më keni shtrembëruar sytë, m’i bëni fotot
Doktoresha Alketa Ymeri Pere/ Foto sot, 27 qershor dhe foto me "Faceapp"

Mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik u paraqitën këtë të enjte pranë ambienteve të Gjykatës së Tiranës  për t’ u njohur me masat e sigurisë. Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ka qenë doktoresha dhe profesoresha Alketa Ymeri Pere e cila pa iu “iu dridhur qerpiku”  i kërkoi “llogari”  gazetarëve për fotot e shëmtuara që i kishin përdodur nëpër lajme.

Duke i bërë “ bisht”  pyetjeve lidhur me skandalin e zbërthyer ditë më parë nga Prokuroria se si kjo mjeke dhe kolegët e saj të Spitalit Onkologjik bënin “pazare”  për pacientët e sëmurë me kancer, Pere tha se i janë publikuar foto jo të bukura dhe ky fakt e ka mërzitur shumë.

“Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha. Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu”, u tha Pere gazetarëve.

E menjëherë pas kësaj deklarate të doktoreshës rrjeti “shpërtheu” në meme. Shqiptarët kanë përdorur aplikacione përmes të cilave kanë “zbukuruar”  mjeken Përe e cila me shumë mundësi pasi ka parë këto foto do të jetë më e qetë!

“Më keni shtrembëruar sytë, m’i bëni fotot
Doktoresha Alketa Ymeri Pere / Foto sot dhe me aplikacionin " Faceapp"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese