Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Më kanë falur dy ditë”, lë burgun pas 25 vitesh: Jam dënuar padrejtësisht, këtyre plehrave s’doja t’iu kisha borxh (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

“Më kanë falur dy ditë”, lë burgun pas 25

Me hyrjen në fuqi të “Amnistisë Penale”, ditën e sotme nisi lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga kjo nismë e miratuar javën e parë të prillit në Kuvend me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga Amnistia Penale përfitojnë në total 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët mbi 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.

Në burgun e Peqinit nga 470 të dënuar që po vuajnë dënimin, nga amnistia përfituan vetëm 14 të burgosur të cilët lanë qelinë ditën e sotme.

Mes përfituesve nga amnistia ishte dhe një i dënuar me 25 vite burg për veprën penale vrasje. Ironike ishte fakti se i burgosuri kishte përfituar vetëm 2 ditë lehtësi, pasi për 2 ditë përfundonte dënimin e tij me 25 vite burgim.

“Më kanë falur dy ditë”, lë burgun pas 25
 

I pyetur nga gazetarët se si ndihet tani që doli nga burgu, ai tha njësoj pasi ka 25 vite në burg dhe njësoj e ka tani si brenda si jashtë.

Gjithashtu shtoi se është dënuar padrejtësisht për vrasje që nuk e ka kryer dhe se nuk i donte këto dy ditë të falura pasi nuk do tu jetë borxh qeverisë.

"Jam dënuar 25 vite. Mua më akuzojnë për vrasje, por nuk kam bërë gjë. Më kanë dënuar kot. E bëri kush e bëri…Rash 30 vjeç në burg, jam 60 vjeç, çar të bëjmë."

Edhe sa vite iu kishin mbetur nga dënimi?

'Dy ditë..ja ku e ke (tregon dokumentin) i thoni atyre që iu kanë dërguar se e kam bërë burgun kokërr më kokërr. 30 vjeç u futa në burg, më kanë falur 2 ditë. Vetëm këtyre plehrave nuk doja tu kisha borxh. O këtyre plehrave nuk dua tu kem borxh fare."

Çfarë do mbash mend nga burgu?

Nga burgu?! Jetën më të nxirë. Kushtet mos i shikoni ktu, ik hyni aty brenda

Ke një mesazh për të rinjtë?

Ishalla jashtë të gjithë, mos ardhtë asnjë në burg, më shumë të ikin jashtë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese