Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizoi sot një fushatë të rëndësishme për dhurimin e gjakut, e cila do të ndihmojë ata që kanë nevojë për transfuzione.
Fushata u zhvillua në ambientet e katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, në Sallen e Rinisë, duke ofruar mundësinë për të kontribuar në shpëtimin e jetëve të shumë njerëzve të sëmurë. Nën moton "Më i lumtur është ai që jep, sa ai që merr", kjo iniciativë thekson vlerat e dashurisë dhe solidaritetit që na mëson Zoti ynë Jisu Krisht, duke na nxitur të duam të afërmin tonë si veten tonë.
Fushata e sotme ka për qëllim sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe forcimin e bashkëpunimit mes Kishës dhe institucioneve shëndetësore për të mbështetur ata që përballen me sëmundje të rënda.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e tjerë të bashkohen në këtë nismë të rëndësishme, duke kontribuar me dhurimin e gjakut për ata që kanë nevojë.