Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u paraqit pasditen e së martës para Komisionit hetimor për sistemin TIMS.
Teksa futej në mbledhje, shoqëruesit e kryepolicit u panë me disa dosje voluminoze në krahë. Ashtu si dhe Rrumbullaku u shpreh gjatë mbledhjes së Komisionit të dhënat që ai ka janë sensitive, për këtë arsye kërkoi që dëshmia e tij të zhvillohj me dyer të mbyllura.
Drejtori i Policisë së Shtetit tha se nëse kërkesa e tij nuk aprovohet nga komisioni, atëhere ai do të fliste vetëm për ato që nuk janë sekret.
“Sa i përket deklaratës kërkesa jonë dhe deklarata mbështetet në ligjin e komisionit hetimor dhe qëndroj që dëshmia ime në raport me objektin e hetimit përbën sekret për arsye që unë do i shpjegoj pas vendimarrjes së Komisonit.
Nëse komisioni do vendosë që do të jetë e hapur unë do të përgjigjem vetëm për atë pjesë që mund të thuhet e hapur, nëse komisioni voton unimanisht që të zhvillohet e mbyllur atëhere do të jap detaje për çfarë bëhet fjalë objekti i hetimti që ka të bëjë me sistemin TIMS.
Ju kemi vënë në dispozicion materiale të detajuara të paklasifikuara sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar, por ju e shikoni që unë jam me shumë dokumenta me vete në raport me dokumentat që duhet ti vë në dispozicion, por ligji mbi informacionin e klasifikuar sekret shtetëror përcakton edhe për dijeni të publikut 4 nivele të klasifikimit të informacionit sekret shtetëror.
Në të gjithë inf tjetër të kufizuar janë çështje policore të cilat njihen vetëm përdoruesit dhe kanë tagrin respektin jam i hapur t’ju jap shpjegime mbi sistemin tim çfarë përfshin parimisht në media, flitet parimisht sistemi tims, sistemi tims ka një sërë databazash të dhëna që vendosni ju të merrni inf e duhur. Unë nuk mund të shkel tagrin në asnjë rast, çfarë është sistemi, çfarë shërben dhe kujt agjencisë ligjzbatuese i shërben”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa më tej kreu i këtij Komisioni e hodhi në votim kërkesën e kryepolicit e cila u miratua me 8 vota pro.