Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me dëmtime të shumta në kokë, dhunohet barbarisht biznesmeni në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
Me dëmtime të shumta në kokë, dhunohet barbarisht biznesmeni
Foto ilustruese

Një person është gjetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Himarë, teksa kishte dëmtime të shumta në kokë.

“News24”, raporton se është gjetur me plagë të rënda në kokë pranë hotelit të tij, Nikollaq Bollano, rreth 45 vjeç. Bollano është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet se kush është autori/rët apo shkaku që biznesmeni është dhunuar në mënyrë barbare, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese