Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e shënuar në Tiranë, ku u arrestua një 20-vjeçar dhe dy të mitur të cilët kanosnin persona të ndryshëm dhe u merrnin para.
Në pranga ka rënë Lulzim Kerçiu 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.
Peronat në fjalë me profile false në rrjetet sociale linin takim me burra të dnryshëm, të cilët u merrnin lekët dhe më pas zhdukeshin.
Po personat në fjalë komunikon me vajza, pasi sigurorin foto dhe video të tyre intime i kërcënon dhe u merrnin para.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Xhamlliku"
Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €. Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia më herët.