Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me armë pistoletë në çantën e dorës, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Me armë pistoletë në çantën e dorës, arrestohet
Arma e sekuestruar

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për zbatimin e masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëhite”. 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese