Ka rënë në prangat e policisë 32-vjeçari D.R., pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij u gjetën 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.
Si pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.
Njoftimi i Policisë:
Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.
U kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip "Volksëagen" që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.
Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.