Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbyllet spitali rajonal i Hasit, 23 mijë banorë mbeten pa shërbim shëndetësor

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet spitali rajonal i Hasit, 23 mijë banorë mbeten pa shërbim
Mbyllet spitali rajonal i Hasit

Spitali rajonal i Hasit është mbyllur me një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë firmosur nga ministrja Albana Koçiu.

Prej datës 30 qershor 2024 spitali i Hasit nga spital bashkiak që ofron shërbim 24 orë, është bërë spital ditor. Kjo do të thotë se të gjithë banorët e Hasit, mund të marrin shërbimin vetëm në urgjencë, ndërsa për çdo kontroll tjetër dhe shërbim mjekësor ata duhet të shkojnë në Spitalin rajonal të Kukësit.

Spitali ka 4 mjekë specialistë të cilët tani do punojnë në Urgjencën. Mbyllja e spitalit të Hasit me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, që mbanë datën 30/05/2024 dhe kalimin e tij si spital ditorë, ka shkaktuar reagime të forta dhe kundërshtime, si nga ana e banorëve ashtu edhe e mjekëve.

Të shumtë kanë qenë banorët, mjekët, infermierët të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke shtuar se fshati më i largët i Hasit e ka 1 orë e gjysmë larg Spitalin rajonal të Kukësit.

Banorët e Hasit së bashku me mjekët dolën edhe në protestë duke kundërshtuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e spitalit dhe kthimin e tij në qendër ditore.

Sipas banorëve mbyllja e spitalit i lë ata në rrugë dhe mund të shkojnë vetëm në Gjakovë sepse e kanë edhe më afër se spitali në Kukës. Edhe kryetari i bashkisë Has, Myftar Dauti e kundërshtoi një vendim të tillë duke lënë pa shërbim shëndetësor 23 mijë banorë të kësaj bashkie.

Ndërsa mjekët janë shprehur se spitali i Hasit i plotësonte të gjitha kushtet, si numër personeli dhe në aparatura dhe nuk kishte arsye përse të mbyllej. Spitali i bashkisë së Hasit u ofronte shërbime katër njësive administrative dhe qytetit të Krumës si dhe katër fshatrave kufitarë të bashkisë Tropojë.

Mbyllet spitali rajonal i Hasit, 23 mijë banorë mbeten pa shërbim
 
Mbyllet spitali rajonal i Hasit, 23 mijë banorë mbeten pa shërbim
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese