Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PS nuk tërhiqet nga votimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, PS nuk tërhiqet nga votimi për
Konferneca e Kryetareve

Konferenca e Kryetarëve u mblodh mëngjesin e kësaj të enjte në Kryesinë e Kuvendit. Ashtu si dhe ishte njoftuar më herët kjo mbledhje u mbajt vetëm pak para nisjes së seancës plenare.

Burime për mediat bëjnë me dije se socialistët nuk kanë pranuar që të tërheqin nga rendi i ditës pikën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.

Në projektvendimin që pritet të votohet gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë thuhet se Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:

Pranë Komisionit të Posaçëm, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Partia Demokratike është shprehur qartë se nuk do ta mbështesë komisionin, pasi prek reformën në drejtësi si dhe grupi parlamentar i Rithemelimit vendosi pas mbledhjes së sotme të votojë kundër ngritjes së komisionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese