Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 20 mijë të rinj, pamja magjike nga festa e “UNUM Festival”

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 20 mijë të rinj, pamja magjike nga festa e “UNUM
Pamje nga festa

UNUM Festival është zhvilluar për të pestën herë në Shqipëri, konkretisht në Ranën e Hedhun në Shëngjin.

Ky festival konsiderohet si ngjarje e madhe turistike, pasi në këtë festë marrin pjesë rreth 20 mijë persona nga çdo cep i botës.

UNUM Festival këtë vit zhvillohet për 5 ditë rrjesht, nga data 6 deri më 11 Qershor, ku krijohet atmosferë magjike dhe nën shoqërinë e muzikës nga DJ më të njohur.

Vetë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu kanë ndarë disa foto nga festa, ku mijëra të rinjtë kanë shijuar, detin, rërën, pijet dhe muzikën e bukur.

Festa të tilla dihet se ka edhe “thyerrje rregullash”, ku disa të rinjë kanë konsumuar dhe lënë narkotike.

Policia e Shtetit ka organizuar një aksion në kuadër të “Tempulli 3” ku janë arrestuar 3 persona, e janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë. Janë të gjithë të rinj që kanë marrë pjesë në këtë festival dhe janë kapur në qarkullim në aksin “Lezhë – Shëngjin”.

Policia nuk ka ndërhyrë brenda festivalit. Por ama, sapo të rinjtë dalin prej festës, kontrollet janë të shtuara, si për pijet alkoolike, ashtu edhe për përdorimin e drogërave. Dhe mes të ndaluarve, ka edhe shtetas të huaj.

 

Mbi 20 mijë të rinj, pamja magjike nga festa e “UNUM
 


Njoftimi policisë:

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa, si dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë kryer kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë, si dhe pajisje për përpunimin e këtyre lëndëve dhe 1 mjet prerës (thikë).

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese