Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbi 100 vizita në ditë nga temperaturat përvëluese, Kreu i Urgjencës këshillon qytetarët: Ja çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur

Shkruar nga Newsbomb
Mbi 100 vizita në ditë nga temperaturat përvëluese, Kreu i
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Prej më shumë se një jave, vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit ku termometri ka kapur vlerat rekord deri në 41 gradë celsius. Shumë mjekë dhe ekipi i urgjencës kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin orët e pikut si dhe masat që duhet të marrin për të shmangur pasojat e mundshme shëndetësore.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report TV këshillon qytetarët çfarë duhet të bëjnë dhe si të mbrohen nga rrezet e dëmshme të diellit duke treguar se numri i vizitave në ditë shkon deri në 100 vizita.

Më të rrezikuarit janë moshat e treta dhe fëmijët. Vizitat janë rritur deri ne 100 në ditë. Tek moshat e treta mekanizmi i mbrojtjes është shumë i ngadalshëm që t’i përgjigjet ndryshimeve kaq të mëdha të temperaturës, ndërsa fëmijët kanë një mekanizëm mbrojtës të shpejtë, por që nuk zgjat në kohë. Dalja të kufizohet nga ora 11 deri në 17.

Këshilloj ata që qëndrojnë në shtëpi të qëndrojnë në dhomën që nuk rrihet nga dielli, mundësisht dritaret të mbyllen me perde të errëta që mos tre depërtojë dielli. Veshjet me rroba të lehta, të gjëra, mundësisht të çelura ngjyrat.

Lëngjet janë gjëja kryesore për këdo në këto ditë, uji, fruta, ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji, sidomos moshat e treta që nuk kanë ndjesinë e pirjes së ujit."

Brataj bën thirrje për eliminimin e alkoolit dhe cigaren pasi përkeqësojnë punën e zemrës.

Përdorimi i kondicionerit nëse e kemi në banesë, jo në minimum, por është e këshillueshme 24 deri në 26 gradë sepse diferenca me jashtë është shumë e madhe dhe çdo dalje nga një ambient me diferencë shumë të madhe krijon probleme”,- tha Brataj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese