Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mbetjet toksike” në Durrës, qytetarët ngrihen në protestë: Të hiqen menjëherë, jemi të rrezikuar

Shkruar nga Newsbomb
“Mbetjet toksike” në Durrës, qytetarët ngrihen
Foto nga protesta

Disa qytetarë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pranë vendin ku po mbahen rreth 2100 ton “mbetjet toksike”, në Durrës.

Ata janë bërë bashkë dhe kanë ngritur zërin duke kërkuar që të largohen  menjëherë nga aty kontejnerët e dyshuar me mbetje toksike, por edhe transparencë për çdo hetim.

“Kërkojmë të hiqen. Pse i kanë sjellë? Sa të rrezikshme janë? 200 metra larg kemi shtëpitë”, u shpreh një banor.

“I bëj thirrje qeverisë dhe kryeministrit të bashkohet me ne këtu dhe të na japë përgjigje. 4 mijë familje ka vetëm ‘Sektor Rinia’”, tha një tjetër.

Neësbomb.al raportoi muaj më parë, për një sasi të madhe me mbetje të rrezikshme që kishte dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria dhe ishte nisur drejt Afrikës së jugut. Dy anije të kompanisë së transportit “MAERSK” fikën GPS pasi alarmi u dha në gjithë botën.

Ishin 100 kontejnerë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, të cilat janë dërguar në mënyrë të paligjshme drejt Tajlandës dhe alarmi u dha vetëm kur dy anijet kishin nisur rrugën. Pas ditësh kërkime, dy anijet u lokalizuan dhe ngarkesat po kthehen mbrapsht.

Por, pas raportimit tonë të parë, një skandal i ri doli në dritë. Rezulton se muaj më parë një ngarkesë edhe më e madhe me pluhur kimik është dërguar drejt Kinës.

Në Mars të këtij viti, nga Porti i Durrësit u nisën drejt Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar si koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontejnerët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinës.

Kompania “Sokolaj SHPK” rezulton se është kompania e licencuar për transportin e këtyre mbetjeve dhe ka marrë përsipër t’i ngarkonte ato në kontejnerët e anijeve MAERSK. Zyrtarisht origjina e mbetjeve toksike është e pakonfirmuar. Edhe deklarimi fillestar në deklaratat doganore është i rremë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese