
Ka mbërritur në parkun Olimpik pakoja e fundit nga votat e Diasporës. Votat e fundit kanë mbërritur pak minuta më parë ku janë 100 zarfet e fundit dhe kemi 191,837 vota të ardhura nga Diaspora, ku 52,938 vota janë të Greqisë, mbi 72 mijë janë të Italisë.
Ndërkohë sipas rregullores, paralelisht me kutitë sipas qarqeve në vend do të hapen dhe ato të Diasporës sipas qarqeve.
Zarfet e mbërritura sipas shteteve:
Itali 72,290 ose 29.4%
Greqi 49,975 ose 20.3%
Gjermani 20,176 ose 8.2%
SHBA 16,401 ose 6.7%
Mbretëria e Bashkuar 11,639 ose 4.7%
Franca 3,805 ose 1.5%
Kanada 2,926 ose 1.2%
Zarfe të mbërritura sipas qarqeve:
Tiranë 41,188 ose 16.7%
Fier 25,083 ose 10.2%
Durrës 19,462 ose 7.9%
Elbasan 18,834 ose 7.7%
Korçë 15,806 ose 6.4%
Vlorë 14,950 ose 6.1%
Shkodër 13,251 ose 5.4%
Berat 11,671 ose 4.7%
Lezhë 11,403 ose 4.6%
Dibër 7,244 ose 2.9%
Gjirokastër 6,253 ose 2.5%
Kukës 2,771 ose 1.1%