Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbarëvajtja e sezonit turistik, policët do punojnë 12 orë, Rrumbullaku: Do t’i paguhen të gjitha orët shtesë

Shkruar nga Newsbomb
Mbarëvajtja e sezonit turistik, policët do punojnë 12 orë,
Fotoarkiv/ Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik. Duke filluar nga nesër, 15 qershor, efektivët e policisë përgjatë tre muajve të stinës së verës do të punojnë 12 orë në ditë për të përballuar sezonin turistik.

Efektivët do të punojnë 4 orë më tepër në ditë, kundrejt pagesës. Përveç pagës mujore ata do të paguhen edhe për 104 orët shtesë. Vendim i firmosur nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, hyn në fuqi i nga data 15 qershor deri më 15 shtator.

Gjithashtu, nga 1 korriku 2024, do të aplikohet edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Kështu punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.

Rritja më e vogël në përqindje, krahasuar me pagën që kanë, është për zyrtarët e Policisë me gradat Drejtues dhe Kryekomisar, që respektivisht do të përfitojnë 23 dhe 24% më shumë se pagat aktuale.

Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%.

Referuar të dhënave zyrtare, punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19775 lekë në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21275 lekë në muaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese