Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mbante në garazhin e tij mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Mbante në garazhin e tij mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189
Kokaina e ndarë në doza

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me më shumë se 40 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash, që dyshohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas mediave vendase, autoritetet italiane, gjatë kontrollit rutinë të territorit, ka vënë  re një automjet të dyshimtë që kishte një sjellje të pazakontë, duke alternuar shpejtësinë e lëvizjes.

Pas ndalimit dhe kontrollit të makinës, shoferi, i cili u tregua i shqetësuar dhe përpiqej të justifikonte veprimet e tij, u kap me lëndën narkotike.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe një garazh të mbushur me kokainë, të cilat ishin në peshë me mbi 40 kilogramë, si dhe u gjetën edhe rreth 189 mijë euro, që dyshohet të jenë të ardhura nga shitja e drogës.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese