Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbante në banesë maska, thika e përforcues grushti, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Newsbomb
Mbante në banesë maska, thika e përforcues grushti, arrestohet
Sendet e sekuestruara

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi i është gjetur në banesë thika dhe maska që dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale.

Në pranga ka rënë Eduard Koka 45 vjeç, banues në Lezhë. Nga kontrolli fizik i kryer 45-vjeçarit në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Lezhë.

Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit E. K., në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E. K..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese