Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
I arrestuari, i njohur me emrin Kastriot Marku, përdorte katër identitete të ndryshme, Erjon Prenga, Ervis Murati dhe Landi Lleshaj, për të shmangur autoritetet. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 7 vite, 4 muaj dhe 8 ditë burg për akuzat e dhunës seksuale dhe ndihmës për emigracion të paligjshëm, sipas ligjeve italiane.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja" të DVP Lezhë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Pas disa kontrolleve dhe ndjekjeve të shtuara, 53-vjeçari u kap në Laç dhe u arrestua me synimin për t'u ekstraduar në Itali.
Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për dërgimin e tij drejt autoriteteve italiane.