Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbante armë në banesë dhe iu sekuestruan mbi 800 fishekë, arrestohet 59-vjeçari në Mat

Shkruar nga Newsbomb
Mbante armë në banesë dhe iu sekuestruan mbi 800 fishekë,
Arma e sekuestruar

Një 59-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Blutë bëjnë me dije se gjatë operacionit, në banesën e 59-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese