Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maturantët e vegjël rezultojnë dhe më të shkathët, teza e Gjuhës Shqipe publikohet pas 20 minutash

Shkruar nga Newsbomb
Maturantët e vegjël rezultojnë dhe më të shkathët,
Del teza e provimit për klasat e nënta

Jo vetëm tezat e provimeve të Maturës, por sot është publikuar edhe teza e provimit të parë të lirimit për klasat e nënta.

Ditën e sotme nisën provimet e lirimit për klasat e nënta, i pari ai i Gjuhës Shqipe. Dhe sërish pak minuta pasi nisi provimi, teza është publikuar në rrjetet sociale. Madje rezulton se mini-maturantët janë treguar edhe më të shkathët pasi teza doli 20 minuta pas provimit, në ndryshimin nga Matura ku kanë dalë rreth 30-40 minuta pas nisjes së procesit të provimit.

Janë rreth 29 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin të cilët do i nënshtrohen provimeve të lirimit që nisin në orën 10:00 dhe zgjasin për rreth 2 orë e 30 minuta.

Datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2023-2024, janë matematika me 25 qershor dhe gjuha e huaj e parë më 28 qershor, teksa provimi i Gjuhës Amtare (për nxënësit e pakicave kombëtare) do të zhvillohet ditën e nesërme, më 21 qershor.  Nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese