Një shqiptare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Mediat greke bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen kanë rënë në pranga 4 bullgarë, të cilët kanë mashtruar një shqiptare 63-vjeçare dhe i kanë marrë një shumë të madhe prej 98 500 euro.
Ngjarja ka ndodhur në Sandorini, ndërsa policia ka shfrytëzuar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur arrestimin e mashtuesve, ku mes ttyre ishin dhe dy gra.
Atyre iu gjetën 98 mijë e 500 euro që i atribuohen 63-vjeçares shqiptare, ndërsa katër bullgarët u dërguan në Prokurorinë e Naxosit me dosjen e ngritur ndaj tyre për “organizim kriminal” dhe “mashtrim në bashkëpunim”.
Gjithçka nisi të premten e kaluar, kur 63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, dyshohet se për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku u plagos rëndë një fëmijë i mitur. Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nisi një hetim që rezultoi në çmontimin e unazës.